image Vetura përplaset me një motoçiklist në Gjilan, viktima dërgohet në emergjencë

Kosovë

Policia/ Vetura përplaset me një motoçiklist në Gjilan, viktima dërgohet në emergjencë

news image

Në Gjilan ka ndodhur një aksident në mes të një veture dhe një motoçiklete. Motoçiklisti ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se me rastin është duke u marrë policia.

“Mund të konfirmoj një aksident në mes të një motoçiklete dhe një veture civile në Gjilan. Ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në emergjencë, ndërsa policia ndodhet në vendin ngjarjes”, ka thënë Hashani për Gazetën Sinjali.