Në Gjilan ka ndodhur një aksident në mes të një veture dhe një motoçiklete. Motoçiklisti ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se me rastin është duke u marrë policia.
“Mund të konfirmoj një aksident në mes të një motoçiklete dhe një veture civile në Gjilan. Ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në emergjencë, ndërsa policia ndodhet në vendin ngjarjes”, ka thënë Hashani për Gazetën Sinjali.