Sot rreth orës 15:00 në fshatin Klinë e Epërme të komunës së Skenderajt, një veturë ka goditur një 10-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur pasi vetura e cila po drejtohej nga një 48-vjeçar, ka goditur me pjesën e përparme vajzën e mitur e cila në ato momente po kalonte rrugën.
Si pasojë e goditjes, 10-vjeçarja ka marrë lëndime trupore, me ç’rast është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj ku i është dhënë ndihma e parë e më pas është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm.
Sinjali mëson se gjendja shëndetësore e vajzës është stabile dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.