Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën lokale të fshatit Pantinë të Vushtrrisë.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, nga hetimet fillestare kuptohet se bëhet fjalë për një aksident në të cilin është i përfshirë një veturë civile me targa vendore, automjet ky i cili e ka goditur një këmbësor.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, këmbësori ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit dhe kështu i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbsori i cili është dërguar për tretman mjekësor“, ka thënë Zahiti.
Ai tutje shtoi se njësia rajonale e trafikut ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.