image Vetura godet këmbësorin në Gjilan, 19-vjecari dërgohet me urgjencë në spital
[wp-story id="814678"]

Siguri

Vetura godet këmbësorin në Gjilan, 19-vjecari dërgohet me urgjencë në spital

news image

Si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, ndodhin një numër i madh i aksidenteve çdo ditë në vendin tonë. Në shumë raste viktima janë edhe këmbësorët, të cilëve shpesh herë u rrezikohet edhe jeta, si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident ka ndodhur edhe sot në lagjen “Arbëria” në Gjilan, ku një veturë ka goditur një 19-vjecar.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur shoferi i veturës, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, në afërsi të shkollës së bujqësisë.

Si pasojë e lëndimeve të marra, 19-vjecari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, të cilët janë duke vazhduar hetimet.

/GazetaSinjali/