Të shtunën rreth orës 18:10, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një biçiklete në Viti.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit duke mos e përshtat shpejtësinë e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si pasojë e ka goditur drejtuesin e biçikletës duke i shkaktuar lëndime trupore
“I lënduari pas trajtimit mjekësor është dërguar në QKUK-së për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti procedohet në procedurë të rregullt”, tha policia.