image Vetura godet çiklistin në Pejë

Siguri

Vetura godet çiklistin në Pejë

news image

Një person është goditur nga një veturë sot rreth orës 10:45, në Vitomiricë të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Rugova tha se i lënduari është një çiklist, i cili është dërguar për trajtim në spital.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:45 mes një automjeti dhe një çiklisti, si pasojë e aksidentit çiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Rugova./Gazeta Sinjali/