Mëngjesin e sotëm në “Rrugën e Selanikut” në qytetin e Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve, ku njëra nga to është veturë zyrtare e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se aksidenti që ka ndodhur dyshohet se e ka shkaktuar zyrtari policori i cili po drejtonte veturën e Policisë.
Sipas burimeve, deri te aksidenti erdhi kur dy veturat po kryenin përballë kalim, me ç’rast kanë goditur pasqyrat mes vete.
Si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.