Prokuroria në New York ka filluar hetimet lidhur me një vido ku shihet një veturë e policë e cila godet qëllimisht protestuesit.
Në një video të publikuar në Twitter shihet një veturë e policisë teksa sulmohet me shishe nga disa protestues, shkruan “CNN”.
Pastaj, vetura e policisë niset papritmas dhe me vrull drejt protestuesve që ishin shumë afër saj dhe shihet duke i godur disa prej tyre. Në këtë video dëgjohen njerëz duke bërtitur dhe shihet një protestues duke hipur mbi veturë dhe duke e goditur xhamin e përparmë me këmbë.
Ky incident vetëm sa shtoi tensionet mes policisë dhe protestuesve. Shumë protesta që kanë shpërthyer në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara janë rezultat i zemërimit të njerëzve për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë në Minneapolis.
Kryetari i qytetit të Minneapolisit, Bill de Blasio, tha se incidenti është duke u hetuar, por shtoi se policia ka mundësi të mos ketë patur rrugëdalje tjetër./Gazeta Sinjali/