image Vetura e policisë godet motoçiklistin në Prizren

Siguri

Vetura e policisë godet motoçiklistin në Prizren

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes një veture të Policisë së Kosovës dhe një motoçiklete, rreth orës 11:30, në fshatin Llubizhdë të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

I lënduari është shoferi i motorit që u godit nga vetura e Policisë së Kosovës.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se ngjarja ka ndodhur përball Drejtorisë Rajonale të Policisë.

“Aksidenti ka ndodhur mes një automjeti të një zyrtari të policisë dhe një motoçiklete. Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, në afërsi të Drejtorisë rajonale të policisë” , tha ai.

Gjithashtu, Osmanollaj shtoi se personi i goditur nga vetura ka marrë lëndime të lehta trupore./Gazeta Sinjali/