Një grua ka mbetur e lënduar pasi u godit nga një veturë në Suharekë, shkruan Gazeta Sinjali.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00. Viktima ishte duke e kaluar rrugën kur është goditur nga një veturë, e cila ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/