image Vetura e doganës parkohet në mes të rrugës dhe trotuarit në Prishtinë

Kosovë

Vetura e doganës parkohet në mes të rrugës dhe trotuarit në Prishtinë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut. Në mesin e shkelësve të këtyre rregullave, në shumë raste po dalin të jenë edhe automjetet zyrtare.

Një rast i tillë ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, ku një veturë zyrtare e Doganës së Kosovës me targa “CUSTOMS – 143 – DG”, ka shkelur këto rregulla.

Në një fotografi të cilën e ka dërguar një sinjalizues në adresë të Sinjalit, shihet kjo veturë e cila ka bllokuar qarkullimin e veturave, si dhe ka penguar qarkullimin e këmbësorëve, duke u parkuar në mes të rrugës dhe trotuarit./GazetaSinjali/