image Ngjarje e rëndë në Prizren/ Vetura bie në lumë, humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë

Siguri

Ngjarje e rëndë në Prizren/ Vetura bie në lumë, humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë

news image

Një vetëkasident ka ndodhur sot rreth orës 20:30 tek ura e Gjonajve në hyrje të fshatit Gjonaj në Has të Prizrenit, ku një veturë ka rënë në lumin Drin, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet ka mësuar se si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur, kurse dy të tjerë janë lënduar.

Sinjali gjithashtu ka mësuar se deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe dyshohet se shoferi ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Burimet kanë njoftuar Sinjalin se të lënduarit janë transportuar për në spital, kurse trupi i pajetë i viktimës është ende në vendin e ngjarjes.

/Gazeta Sinjali/