Një vetëkasident ka ndodhur sot rreth orës 20:30 tek ura e Gjonajve në hyrje të fshatit Gjonaj në Has të Prizrenit, ku një veturë ka rënë në lumin Drin, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali nga burimet ka mësuar se si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur, kurse dy të tjerë janë lënduar.
Sinjali gjithashtu ka mësuar se deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe dyshohet se shoferi ka qenë nën ndikim të alkoolit.
Burimet kanë njoftuar Sinjalin se të lënduarit janë transportuar për në spital, kurse trupi i pajetë i viktimës është ende në vendin e ngjarjes.