Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është futur në vetizolim, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.
“Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”, ka shkruar Kurti./Gazeta Sinjali/