Një burri i lindur në vitin 1963 është gjetur nga familjarët e tij i varur në rrugën “Akili” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Sipas Osmanollajt ai është gjetur i varur në rrethojat e katit të dytë të shtëpisë së tij.
“Stacioni policor në Prizren është njoftuar për një person të varur. Patrulla që i është përgjigjur rastit njofton se viktima i lindur në vitin 1963 me banim në adresën, rruga ‘Akili’ në Prizren, është gjetur nga familjarët, i varur në rrethojat e shkallëve të katit të dytë të shtëpisë”, tha ai.
Familjarët kanë deklaruar në polici se viktima vuante nga problemet mendore.
Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se kanë filluar hetimet për zbardhjen e këtij rasti, derisa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/