image Vetëvritet një nxënës në Shkup

Rajon

Vetëvritet një nxënës në Shkup

news image

Është vetëvrarë një nxënës nga gjimnazi “Korçagin” në Shkup, ka shkruar në Facebook, Mimoza Ristova, profesoreshë nga Instituti i Fizikës, duke u bërë thirrje autoriteteve që të marrin masa dhe t’i ndihmojnë nxënësit, disa prej të cilëve po përballen me trauma psikologjike.

Ristova shkruan se gjimnazisti pasi ka marrë notat e ka dënuar veten.

“Të organizohen trajnime për mësuesit që të mësojnë se si të sillen me adoleshentët, depresioni i të cilëve është rritur në një përqindje të madhe për shkak të pandemisë Covid”, thuhet ndër të tjera në postimin e Ristovas.

Profesoresha njofton se varrimi u bë sot dhe se “ai tregoi konkretisht pse u vetëvra në momentin e vetëvrasjes, menjëherë pas marrjes së dëftesës”.

Ajo shton se ky lajm i trishtë le të vërë në lëvizje mekanizmat, nëse ekziston shteti në vend të barutit të qelbur mafioz.

/GazetaSinjali/