image Vetëvritet një 33-vjeçar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Siguri

Vetëvritet një 33-vjeçar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

news image

Një 33-vjeçar është gjetur i vetëvarur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:45, në Qendrën e Paraburgimit, në Hajvali, raporton Gazeta Sinjali.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se Y.D., është gjetur i vetëvrarur me shenja jete, me jelekun e tij, në dritaren e dhomës.

33-vjeçari është dërguar me urgjencë në Emergjencën e ShSKUK-së, por përkundër përpjekjeve me reanimim, stafi mjekësor nuk ka arritur që ta kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë në QKUK.

Sipas ShKK-së, i ndjeri ka qenë përdorues i drogave dhe person me çrregullime mendore, recidivist për dhunë në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësor. Ai po ashtu ka qenë gjatë gjithë kohës nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore.

Y. D ishte i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.

Stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit Prishtinë ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin.

Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes./Gazeta Sinjali/