image Vetëvrasjet në Kosovë - Ky është numri i personave që i dhanë fund jetës së tyre këtë vit
[wp-story id="814678"]

Siguri

Vetëvrasjet në Kosovë – Ky është numri i personave që i dhanë fund jetës së tyre këtë vit

news image

Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, 18 persona i kanë dhënë fund jetës së tyre në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, sipas të dhënave që Sinjali ka siguruar nga Policia e Kosovës, gjatë këtyre muajve, edhe 67 persona të tjerë kanë tentuar që ta kryejnë një akt të tillë.

Nga organet e rendit dhe sigurisë kanë thënë për Sinjalin, se numri i personave që kanë kryer vetëvrasje gjatë vitit 2020 kishte shënuar një rritje, krahasuar me vitin 2019, kur gjithsej dyzet persona i kanë dhënë fund jetës së tyre për motive të ndryshme.

Derisa në vitin 2014, numri i rasteve të vetëvrasjeve në Kosovë ka qenë 77, ky numër ka shënuar rënie deri në vitin 2017, gjatë së cilit numri i personave që i kanë dhënë fund jetës së tyre ka qenë 32, për të pësuar përsëri një ngritje përsëri në vitin 2018, kur 37 persona u vetëvranë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri më i vogël i rasteve të vetëvrasjeve ka qenë në vitin 2019.

Sinjali ka provuar të marrë informacione për rajonin e Kosovës me më së shumti raste të vetëvrasjeve, por sipas zëdhënësit të Policisë, Bajram Krasniqi, policia nuk e posedon këtë të dhënë.

Numri i rasteve vetëvrasje për periudhën 2010 – 2020:

Viti 2010:   Janë evidentuar: 67 vetëvrasje; 

Viti 2011:   Janë evidentuar: 52 vetëvrasje;

Viti 2012:   Janë evidentuar: 58 vetëvrasje;  

Viti 2013:   Janë evidentuar: 45 vetëvrasje; 

Viti 2014:   Janë evidentuar: 77 vetëvrasje;

Viti 2015:   Janë evidentuar: 60 vetëvrasje;

Viti 2016:   Janë evidentuar: 37 vetëvrasje;

Viti 2017:   Janë evidentuar: 32 vetëvrasje;

Viti 2018 Janë evidentuar: 37 vetëvrasje;

Viti 2019 Janë evidentuar: 30 vetëvrasje;

Viti 2020 Janë evidentuar 40 vetëvrasje.

/GazetaSinjali/