image Vetëvendosje voton sot për kandidatin për kryetar të Podujevës

Kosovë

Zgjedhjet/ Vetëvendosje voton sot për kandidatin për kryetar të Podujevës

news image

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës sot pritet të dal me emrin e kandidatit, i cili do të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë. Në këtë qendër, sot do të votohet për kandidatin për kryetar komune nga radhët e LVV-së.

Kështu ka bërë të ditur, zyrtari për media në LVV, Arlind Manxhuka. Sipas tij, pas votimit do të dalin zyrtarisht me kandidatin e tyre për kryetar të Podujevës.

“Përbrenda afatit të caktuar sipas KQZ dhe në përputhje me statutin e Lëvizjes, me ç’rast parashihet që përmes demokracisë së drejtpërdrejt nga qendra në Podujevë të votohet për kandidatin tonë, ne pas shpalljes së këtij rezultati do të dalim zyrtarisht me kandidatin tonë për kryetar të Podujevës”, ka thënë Manxhuka.

Më 15 mars 2020, banorët e Komunës së Podujevës do t’iu drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarin e ri. Këto zgjedhje vijnë pas emërimit të Agim Veliut, ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Afati i fundit për certifikim të kandidatëve të partive politike, për të garuar në këto zgjedhje është deri nesër.

Ndërkaq, deri më tani vetëm LDK ka zyrtarizuar emrin që do të garojë në këto zgjedhje.

Nexhmi Rudari nga kjo parti është bërë e ditur dje që do të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për të parin e komunës së Podujevës./Gazeta Sinjali/