Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje për gjithë qytetarët e Kosovës që për nder të festës së 28 nëntorit të vendosin flamuj kombëtar dhe të UÇK-së në ballkone apo dritare të shtëpive apo banesave, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, LVV këtë ftesë e ka bërë për shkak se organizimet në sheshe në këtë kohë pandemie nuk janë të mundshme.
“Të gjithë qytetarët ftohen që me rasin e 28 nëntorit, në pamundësi për të festuar së bashku në sheshe, të vendosin flamuj kombëtar dhe të UÇK-së në ballkonet apo dritaret e shtëpive/banesave të tyre”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./Gazeta Sinjali/