image Vetëvendosje prinë pas përfundimit të numërimit të votave nga Diaspora

Politikë

KQZ/ Vetëvendosje prinë pas përfundimit të numërimit të votave nga Diaspora

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm numrin më të madh të votave nga Disapora. Kështu u bë e ditur me rastin e përfundimit të numërimit të votave që kanë arritur pëmres postës për zgjedhjet e 6 tetorit.

Rezultatet janë bërë të ditura në orët e para pas mesnatës.

Sipas tyre numri i fletëvotimeve të vlefshme nga votimi përmes postës është 1.324.

Prej tyre LVV prin me 7.030 vota, LDK 2.158 vota, PDK 2.139, Nisma-AKR 916 vota, AAK-PSD 555 vota.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka arritur të përmbyllë numërimin e fletëvotimeve nga jashtë vendit brenda një dite.

“QNR ka arritur të përmbyllë numërimin e fletëvotimeve nga jashtë vendit brenda një dite dhe rezultati i numërimit të këtyre fletëvotimeve nga jashtë vendi është pasqyruar në tabelën prapa jush. Në tabelë janë të pasqyruara vetëm fletëvotimet e vlefshme që i takojnë secilit subjekt politik”, tha ai.

Elezi bëri të ditur se ditën e nesërme do të mbahet një mbledhje e KQZ-së, ku tha se në këtë mbledhje pritet të ketë kërkesë nga QNR që të ketë rinumërim të disa vendvotimeve./Gazeta Sinjali/