image Vetëvendosje përkrahë projektligjin për pandeminë

Kosovë

Vetëvendosje përkrahë projektligjin për pandeminë

news image

Lëvizja Vetëvendosje përkrahë projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Sipas tyre, ky projektligj ndihmon në luftimin dhe parandalimin e kësaj pandemie. Anipse sipas tyre nuk është më i miri, kjo parti do e mbështesë këtë projektligj.

Në emër të grupit parlamentar, deputeti Fitim Uka tha se të gjithë iniciuesit e këtij projektligji mund ta lehtësojnë punën e profesionistëve shëndetësorë, Policisë dhe Inspektoratit Policor me votimin e këtij projektligji.

“Edhe pse me shumë vonesë, për arsye tashmë të njohura edhe për qytetarët, vjen në Kuvend projektligji që e ndihmon luftimin dhe parandalimin e COVID-19 në Kosovë. Mbase për shkak edhe të kohës shumë të shkurtër që kemi pasur në dispozicion, ky nuk është projektligji më i mirë që mund të kishim, por është një avancim i infrastrukturës ligjore. Dhe një ndihmesë e jashtëzakonshme për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që ballafaqohen direkt me pandeminë”, ka deklaruar Uka.

Sipas tij, marrë parasysh shifrat e të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi si dhe kapacitet e institucioneve shëndetësore, meritohet vëmendje më e madhe dhe adresim i mirëfilltë. /Gazeta Sinjali/