Para disa minutash është aksidentuar vetura me të cilën udhëton lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Tiranë-Durrës dhe askush nuk ka pësuar lëndime trupore, kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zyra për komunikim e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Po ka pasur një aksident të lehtë, por pa lëndime në njerëz. S’është askush i lënduar”, thanë nga VV për Gazetën Sinjali.
Albin Kurti ka udhëtuar sot në Tiranë për të festuar rezultatin zgjedhor me përkrahësit e tij në Shqipëri.
Raportohet se festa ka përfunduar ndërsa Kurti nuk ka zhvilluar takim me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën, për shkak se siç është shprehur ka për t’u kthyer në Prishtinë./ Gazeta Sinjali/