image Veteranja e UÇK-së: Serbët e detyruan vëllain ta përdhunojë motrën

Kosovë

Veteranja e UÇK-së: Serbët e detyruan vëllain ta përdhunojë motrën

news image

Veteranja e UÇK-së, Shkëndije Hoda, ka rrëfyer rastin më të rëndë të përdhunimeve nga serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka treguar se në një rast paramilitarët serbë përveç që e dhunuan një vajzë shqiptare, e detyruan edhe vëllain që ta dhunojë motrën.

“E kemi një rast që nuk po mundemi me bindë familjen. Pos që e kanë dhunuar një grua, forcat serbe e kanë detyruar edhe vëllain që ta fusin dhe ta dhunojë motrën. Ky është një rast që nuk do koment, jemi mundu me i pajtu, por është një gjë që nuk mund të bëhet, jo pse është faji i tyre, por se nuk mund ta shohin njëri-tjetrin në fytyrë”, ka thënë Hoda në RTV Dukagjini.

Hoda në rrëfimin e saj shprehet se është e pamundur tani t’i pajtojnë vëllain dhe motrën për shkak se asnjëri nuk mundet ta shikojë tjetrin në fytyrë.

“Sa herë vjen vëllai nga jashtë, motra shkon në pushim dikund e largohet nga shtëpia, është e pamundur t’i pajtojmë, është e vështirë. Ne si shoqëri i kemi humbur këto gra, është e vështirë tash pas 21 vjete ta rikthejmë ngjarjen nga fillimi”, tha Hoda.

Mbi 20 mijë gra janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë, ndërsa drejtësia ende nuk është vënë në vend./ Gazeta Sinjali/