image Veteranët protestojnë para Kuvendit të hënën

Sociale

Veteranët protestojnë para Kuvendit të hënën

news image

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, ka njoftuar se OVL-ja do të organizojë protestë para Kuvendit të hënën.

Klinaku tha se protesta po organizohet, për shkak se pushteti i VV-së po do t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale.

Në takimin me degë, u vendos që të hënën me datën 6 qershor 2022, prej orës 10:00, të mbahet protestë para Kuvendit të Kosovës kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve”, ka shkruar Klinaku.

/GazetaSinjali/