image Veteranët paralajmërojnë protestë për 26 korrik, në ditën që mbahet seanca e Kuvendit

Politikë

Veteranët paralajmërojnë protestë për 26 korrik, në ditën që mbahet seanca e Kuvendit

news image

Krerët e organizatave të dala nga lufta kanë paralajmëruar protesta për datën 26 korrik.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku është deklaruar për media pas takimit që ka mbajtur me presidenten Osmani, ku tha se kundërshtimet e tyre kundrejt Ligjit për Pagën Minimale do të vazhdojnë.

“Kundërshtimet tona vazhdojnë, ne veç se e kemi të paralajmëruar protestën për datën 26 korrik atë ditë që mbahet seanca”, tha ai. 

Kujtojmë se pak ditë më parë veteranët e UÇK-së së bashku me disa figura kyçe të politikës mbajtën një protestë, e cila përfundoi e qetë.

/GazetaSinjali/