image Veteranët e UÇK-së dhurojnë 5 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Kosovë

Veteranët e UÇK-së dhurojnë 5 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

news image

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dhuruar 5 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

OVL e UÇK-së, do të ndihmojë me 5 mijë euro si dhe ka bërë thirrje veteranëve të luftës, atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë në llogaritë bankare për Shqipëri.

“Me këtë rast, iu shprehim ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre gjatë kësaj tragjedie, ndërsa të gjithë të lënduarve iu dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali/