image Vetëplagoset me armë zjarri një 13-vjeçar në Gjakovë, dërgohet në QKUK

Siguri

Vetëplagoset me armë zjarri një 13-vjeçar në Gjakovë, dërgohet në QKUK

news image

Sot në orët e pasdites, një i mitur është vetëplagosur me armë zjarri në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 13-vjeçari fillimisht është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Gjakovës, por për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar në QKUK.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se dyshimet e para janë se i mituri është vetëplagosur, ndërkohë që hetimet për rastin po vazhdojnë.

/GazetaSinjali/