image Vetëm të shtunën mbi 15 mijë persona kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri - Sinjali

Vetëm të shtunën mbi 15 mijë persona kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri

news image

Turistët kosovarë sivjet mbeten pothuajse shpresa e vetme e Shqipërisë sivjet në aspekt të turizmit.

Rreth 15 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri të shtunën përmes pikë-kalimit kufitar të Morinit.

Shëngjini, Velipoja e Durrësi mbeten destinacionet e preferuara nga kosovarët, por tashmë harta e pushimeve është zgjeruar deri në tre ishujt e Ksamilit në jug të Shqipërisë.

Sezoni mes pandemisë së COVID-19 është parashikuar i vështirë nga operatorët turistikë Shqipërisë.

Krahasuar me vitin paraprak, ka rënie deri në 90% të turistëve të huaj. /Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: