image Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 nga qindra të testuar, i infektuari vjen nga kjo komunë

Shëndetësi

Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 nga qindra të testuar, i infektuari vjen nga kjo komunë

news image

Inspektorati Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmur vetëm një rast të ri me COVID-19.

Nga 267 personat e testuar sot, i infektuar ka dalë vetëm një person, i cili vjen nga Komuna e Vushtrrisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Vushtrri)”, njofton IKSHPK.

Instituti gjithashtu ka konfirmuar shërimin e 7 personave.

Deri tani, bilanci i përgjithshëm në Kosovë është 1,048 raste totale me koronavirus, nga të cilat 801 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/