image Vetëm një rast me COVID-19, Zelanda e Re futet në izolim

Botë

Vetëm një rast me COVID-19, Zelanda e Re futet në izolim

news image

Zelanda e Re ka njoftuar për një mbyllje të menjëhershme, pasi një burrë rezultoi pozitiv me COVID-19, rasti i parë në gjashtë muaj, raproton BBC.

Rasti u zbulua në Auckland, vendi i cili do të jetë në mbyllje për një javë, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë në izolim për tre ditë.

Autoritetet thonë se po punojnë mbi supozimin se rasti i ri ishte me variantin Delta.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se janë kërkuar rregulla më të ashpra të “nivelit 4”, si mbyllja e shkollave, zyrave dhe të gjitha bizneseve, me vetëm shërbimet thelbësore të mbetura funksionale.

Ndërsa, pacienti i infektuar është një burrë 58-vjeçar, i cili besohet të ketë qenë i infektuar që nga e enjtja e kaluar.

Vetëm rreth 20% e popullsisë së këtij shteti është vaksinuar plotësisht.

Të dhënat e lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë e Zelandës së Re, të hënën treguan se të gjitha rastet e COVID-19 të zbuluara në kufirin e vendit javët e fundit kishin qenë me virusin Delta.

Zelanda e Re ka qenë e suksesshme në eliminimin e virusit brenda kufijve të saj, megjithëse kufijtë e saj ndërkombëtarë mbeten kryesisht të mbyllur.

/GazetaSinjali/