image Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Zelandën e Re

Botë

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Zelandën e Re

news image

Zelanda e Re ka raportuar 13 raste të reja me koronavirus, në krahasim me nëntë, një ditë më parë. Ndonëse kishte kaluar 100 ditë pa asnjë rast lokal të infektimit.

Prej 13 rasteve, 12 janë të lidhura me shpërthimin e fundit të koronavirusit në Auklland, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm për Shëndetësi, Ashley Bloomfield.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re deri më tani ka regjistruar 1,631 raste me koronavirus. Prej tyre, 22 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/