image Shënohet Viti i Ri në Zelandën e Re

Botë

Shënohet Viti i Ri në Zelandën e Re

news image

Viti i ri 2024 tashmë ka nisur xhiron e globit, për të lënë pas 2023-shin. Qyteti i Oklendit, më i madhi në Zelandën e Re shënoi Vitin e Ri me spektakël madhështor të fishekzjarrëve.

Spektakli është zhvilluar në urën e famshme Harbor Brixh, siç është traditë prej dekadash. Toka e parë që preku Viti i Ri 2024 ishin ishujt e vegjël Kiribati në Oqeanin Paqësor.

Spektakli do të vijojë pas pak në Sidnej të Australisë si vendi i radhës që pret Vitin e Ri. Xhiroja hyrëse e Vitit të Ri do të vijojë me qytetet aziatike, ato europiane e për t’u përmbyllur me ato amerikane.

Qindra-miliona njerëz do të mblidhen në kryeqytetet europiane për të shijuar në sheshet kryesore, spektaklet festive.

/GazetaSinjali/