image Vetëm një rast aktiv me koronavirus në Kamenicë

Shëndetësi

Vetëm një rast aktiv me koronavirus në Kamenicë

news image

Është shëruar personi i 40-të me koronavirus në Komunën e Kamenicës.

Kështu ka njoftuar kryetari Qëndron Kastrati, i cili tha se nga 41 raste të konfirmuara gjithsej, vetëm edhe një rast është akoma aktiv, shkruan Gazeta Sinjali.

“Për fat të mirë edhe Poliqka tashmë nuk ka asnjë të infektuar dhe shpresoj që edhe rasti i fundit nga Rogana të shërohet së shpejti. Normalisht që kjo nuk do të thotë të mos kujdesemi për shëndetin tonë e të tjerëve, sepse numri i të infektuarve sot me COVID-19 në Kosovë është 28! Vazhdoni të jeni të kujdesshëm respektoni udhëzimet, mos shtrëngoni duart me njëri-tjetrin dhe pastroni duart vazhdimisht. Jini të përgjegjshëm ashtu siç ishit deri më sot. Për të mirën tënde, familjes e shoqërisë”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se në Kosovë, numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit është 1 mijë e 326, ku 921 prej tyre janë shëruar, ndërsa 31 persona e kanë humbur betejën me virusin./Gazeta Sinjali/