image Kastrati: Ministri Vitia tha që s’ka mjaftueshëm vaksina, prandaj s’janë rritur kapacitetet për vaksinim - Sinjali

Kastrati: Ministri Vitia tha që s’ka mjaftueshëm vaksina, prandaj s’janë rritur kapacitetet për vaksinim

news image

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka folur rreth masave të fundit të Qeverisë, pas rritjes së numrit të madh të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Kastrati tha se takimin që e kanë mbajtur gjatë ditës së sotme me kryetarët e komunave ishte më shumë informues rreth masave që do të fillojnë të aplikohen nga data 1 shtator.

“Përgjithësisht janë mbajtur disa takime, takimi i sotëm ishte më shumë informativ, u informuam që mësimi nuk do të fillojë deri më 13 shtator”.

Kreu i Kamenicës rreth masave të reja tha se do të ketë orë policore.

“Do të bëhet shkurtimi i orarit të gastronomisë, ndërsa pas orës 22:00 do të ketë orë policore”.

Ai shtoi se “Gjithashtu, në takim është folur edhe për organizimin dhe shtimin e stafit shtesë për të vaksinuar më shumë qytetarë”.

Kastrati, tutje për Klan Kosova deklaroi se ministri Vitia tha se arsyet që nuk po shtohen kapacitetet është mungesa e vaksinave.

“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se arsyet kryesore që nuk po shtohen kapacitet është që s’kemi vaksina të mjaftueshme, ndërsa në javën e dytë të shtatorit tha se pritet të arrijnë më shumë vaksina, ku do të jetë e mundur që të shtohen kapacitetet në mënyrë që të vaksinohen më tepër qytetarë”, tha ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin