Të dielën është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku në 21 komuna u votua për kryetarin e ri, i cili do të qeverisë për 4 vite, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa në lidhje me këtë rund, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) është dorëzuar vetëm një ankesë.
Për Sinjalin, këtë e ka konfirmuar kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.
“Ju informojmë se tani sapo kemi pranuar një ankesë në lidhje me raundin e dyte të zgjedhjeve për kryetar të Komunave që u mbajtën dje me datën 14 Nëntor 2021”, ka thënë Desku.
Kjo ankesë është bërë nga Srpska Narodna Sloga kundër Srpska List.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar 10 komuna, PDK 9 komuna, LDK 7 komuna, AAK 5 komuna, LVV 4 komuna dhe Nisma 1 komunë.