COVID-19

Të infektuar

3886

Të shëruar

2003

Të vdekur

82

Ekonomi/ Vetëm kësaj kategorie mund t’i shtyhet kësti i kredisë

news image

Personat të cilët kanë humbur vendin e punës apo të cilëve u është ndërprerë paga, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia koronavirus, do të mund t’i shtyejnë pagesat e kësteve të kredive, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të sigurta të Gazetës Sinjali, kjo do të mund të arrihet vetëm pas diskutimit veç e veç të secilit rast mes bankës dhe klientit, pa ndërhyrjen e Bankës Qendrore të Kosovës.  

Për të mundësuar një gjë të tillë, burime të Gazetës Sinjali brenda Bankës Qendrore të Kosovës, kanë njoftuar se BQK-ja do të bëjë disa pezullimeve të neneve të rregulloreve të saj, në mënyrë që kjo kategori të mos penalizohet me kamatë shtesë e as me futje në regjistrin e kredive të këqija.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se BQK-ja nuk do të rekomandojë pezullimin e pagesave të kësteve të kredive për këto kategori: Për qytetarët që marrin paga/qira apo kanë biznes të rregullt (si farmacitë, tregtia, marketet apo nëpunësit e sektorit publik apo edhe ata që punojnë prej shtëpisë.

Sipas burimeve të Gazetën Sinjali, BQK rekomandon se kategoritë e tilla që nuk kanë ndërprerje të pagës duhet të vazhdojnë të paguajnë detyrimet ndaj bankave komerciale, pa ndonjë ndryshim nga kontratat aktuale./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin