COVID-19

Të infektuar

94

Të sheruar

2

Të vdekur

1

Financa/ Banka Qendrore e Kosovës nuk do t’i pezullojë pagesat e kredive për këto kategori të personave

news image

Banka Qendrore e Kosovës sipas masave të reja të Qeverisë së Kosovës pritet të përgatis një plan operativ duke e përfshirë në veçanti prolongimin e obligimeve kreditore të klientëve të tyre deri më 30 prill.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta se BQK nuk do të rekomandojë pezullimin e pagesës së kredive për këto kategori:

– Qytetarët që marrin paga apo kanë biznes të rregullt si: farmacitë, tregtia, marketet.

– Punonjësit në sektorin publik por edhe ata që punojnë nga shtëpia pa nderprerje page.

Sipas të njëjtit burim, këto kategori duhet të vazhdojnë të paguajnë detyrimet ndaj bankave komerciale, pa ndonjë ndryshim nga kontratat aktuale.

Qeveria e Kosovës sot ka marr masa të reja, ku mes tjerash ka kërkuar nga BQK që në konsultim me bankat udhëzohen të përgatisin një plan operativ për funksionim të rregullt të sistemit financiar për të përballuar situatën në të cilën gjendemi. Duke e përfshirë në veçanti prolongimin e obligimeve kreditore të klientëve të tyre deri më 30 prill dhe të shqyrtojnë riprogramimin e tyre./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: