image Vetëm edhe 5 ditë mund të bëni tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

Financa

Vetëm edhe 5 ditë mund të bëni tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

news image

Vetëm edhe disa ditë kanë mbetur deri në përfundimin e masës më të përfolur në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike. Më 6 prill përfundon afati ligjor i tërheqjes së 10 për qind nga Trusti.

Por shumica e kosovarëve nuk e kanë lënë fare këtë punë. Vetëm ditën e parë, më 11 dhjetor 2020, kishin aplikuar më shumë se gjysma e kontributdhënësve, duke bllokuar kështu edhe sistemin, në fillim.

E mbi 90 për qind të aplikimeve janë kryer në muajin e parë. Tash, pa i marrë paratë e kursimeve pensionale kanë mbetur vetëm 35 për qind e tyre.

Nga institucioni që ruan ato, deri tash janë tërhequr 197 milionë euro, shkruan klankosova.

Këtë masë e kanë shfrytëzuar më fort ata që kanë më shumë para në Trust.

“Bilancin deri 10 euro i kanë tërhequr vetëm 11 për qind; 500 euro, mbi 90 për qind; mbi 1 mijë euro, më shumë se 97 për qind”, shpjegon Jeton Demi, zëdhënës në Trust.

Tërheqja e 10 përqindëshit është pjesë e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i votuar në Kuvend në kohën e Qeverisë Hoti, që mëtonte zbutjen e dëmeve ekonomike nga pandemia COVID-19.

Por sipas ligjëruesit të ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Sead Ujkani, kjo ka pasur efekt afatshkurtër.

Pjesa më e madhe e tyre janë përdorur për konsum, ndoshta pa ndonjë efekt afatgjatë real. Dhe njëkohësisht pjesa më e madhe i ka kontribuar kohës kur është shpërndarë, që ka qenë pjesa e fundvitit”, thotë ai.

Ata që kanë nxjerrë apo do të nxjerrin më pak se një mijë euro nga 10 përqindëshi, do të rimbursohen nga shteti. /Gazeta Sinjali/