image Vetëm 6 deputetë të Kuvendit aktual e nënshkruan deklaratën e pavarësisë, ku ishin Kurti e Osmani atëherë?

Politikë

Vetëm 6 deputetë të Kuvendit aktual e nënshkruan deklaratën e pavarësisë, ku ishin Kurti e Osmani atëherë?

news image

14 vjet më parë u shpall pavarësia e Kosovës, mirëpo jo të gjithë deputetët e asaj legjislature janë deputetë të kuvendit aktual. Madje numri i tyre është i vogël. Vetëm gjashtë prej tyre kanë qenë pjesë e “legjislaturës së pavarësisë” dhe janë pjesë e legjislaturës aktuale.

Bëhet fjalë për deputetët Armend Zemaj, Hydajet Hyseni, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti dhe Enis Kervan.

Mirëpo, as në Presidencë e as Qeveri nuk është asnjë nga nënshkruesit të deklaratës, pasi as Vetëvendosje as lista “Guxo” nuk ishin pjesë e Kuvendit atëherë.

Në atë kohë, Hydajet Hyseni ishte deputet nga radhët e PDK-së e edhe tash është deputet mirëpo në kuadër të VV-së.

Por ku ishin Osmani e Kurti në atë kohë?

Albin Kurti, kryeministri i tanishëm, atëherë e drejtonte Lëvizjen Vetëvendosje dhe e kundërshtonte zëshëm pakon e Marti Ahtisaarit. Kurti pat deklaruar se kjo pako i sillte Kosovës pavarësinë si “autonomi për Kosovën në kuadër të Serbisë”.

Ndërkaq, Vjosa Osmani, presidentja aktuale e Republikës së Kosovës, në kohën e shpalljes së pavarësisë ka qenë këshilltare e presidentit Fatmir Sejdiu, i cili udhëhoqi procesin që çoi në krijimin e Pakos së Ahtisaarit dhe në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Sot, tre nënshkruesit e parë të deklaratës së pavarësisë, Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu e Jakup Krasniqi, nuk u përmendën nga krerët shtetërorë.

/GazetaSinjali/