image Vetëm 46 për qind e serbëve janë për hyrjen e Serbisë në BE

Rajon

Vetëm 46 për qind e serbëve janë për hyrjen e Serbisë në BE

news image

Rreth 46 për qind e qytetarëve të Serbisë do të votonin për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, nëse do të organizohej një referendum i tillë.

Kundër hyrjes së shtetit të tyre në BE do të votonin 39 për qind e serbëve, derisa 12 për qind prej tyre nuk kanë ende një qëndrim.

Kështu tregojnë rezultatet e prezantuara sot të hulumtimit të Institutit për Çështje Evropiane, sipas të cilave për të anketuarit miku më i madh i Serbisë, ndër vendet e BE-së, është Greqia ( 21,7 për qind), kurse armiku më i madh është Kroacia (20,8 për qind), pastaj Britania e Madhe (19,8%) dhe Gjermania (15,8%)./Gazeta Sinjali/