image Vetëm 400 njerëz u evakuan nga Volnovakha

Botë

Vetëm 400 njerëz u evakuan nga Volnovakha

news image

Vetëm 400 persona u evakuan nga Volnovakha gjatë armëpushimit jetëshkurtër.

Sipas zyrtarëve ukrainas, vetëm 400 njerëz u evakuuan nga Volnovakha dhe vendbanimet përreth gjatë armëpushimit të sotëm jetëshkurtër.

Plani fillestar ishte evakuimi i më shumë se 15 mijë civilëve nga rajoni gjatë armëpushimit të përkohshëm, i cili filloi në orën 07:00, shkruan BBC.

Por guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko tha: “Megjithëse kishim qëllimin dhe transportin e nevojshëm për të evakuuar shumë më tepër njerëz, na u desh të ndalonim lëvizjen e kolonës, sepse rusët edhe një herë filluan të bombardojnë Volnovakha pa mëshirë dhe ishte shumë e rrezikshme të lëvizësh nga atje”.

Një tjetër evakuim, që do të bëhej nga qyteti më i madh i Mariupolit, u ndal gjithashtu.

/GazetaSinjali/