Dukuria e trafikimit me njerëz në Kosovë vazhdon të mbetet një shqetësim për qytetarët. Edhe përkundër aksioneve të policisë, ngritjes së aktakuzave nga ana e prokurorive dhe dënimeve nga gjykatat, ky problem vazhdon të mbetet prezent në vendin tonë.
Derisa sivjet nga 189 persona të akuzuar për trafikim me njerëz janë dënuar vetëm 3.
Nga Këshilli Gjyqësor tregojnë për Gazetën Sinjali se gjatë këtij viti gjykatat kishin në punë 72 lëndë me 189 persona të akuzuar për veprat penale trafikimi me njerëz.
Prej tyre 2 raste me 6 persona të akuzuar janë të këtij viti, derisa në fillim vit kishin edhe 70 raste të trashëguara me 183 të akuzuar.
Sipas të dhënave të KGJK-së me aktgjykim fajësues gjatë 9 muajve të parë të këtij viti ishte vetëm një rast me tre të dënuar me burg. 3 raste tjera me 5 persona janë liruar me aktgjykim.
Sipas të dhënave pesë persona në 3 raste janë liruar. Derisa 4 raste janë zgjidhur me 8 persona ndaj të cilëve ka përfunduar procedura.
“Derisa lëndë të pazgjidhura kanë mbetur 68 me 181 persona të përfshirë ndaj të cilëve nuk ka përfunduar procedura”, mëson Sinjali nga raporti i KGJK-së.
Nga Këshilli Prokurorial tregojnë për Sinjalin se prokuroritë gjatë gjysmës së parë të këtij viti kanë regjistruar 17 raste penale me 23 persona për veprat penale të trafikimit me njerëz.
Prokuroritë në fillim të vitit kishin të trashëguara nga periudha kaluar 48 raste penale PP me 76 persona, ndërsa gjatë muajve janar-qershor kanë pranuar 16 raste penale me 23 persona të përfshirë në këto vepra.
Nga tërësia prej 65 rasteve penale në punë me 99 persona, prokuroritë, gjatë gjysmës së parë të vtit kanë kryer 20 raste penale me 25 persona, ndërsa në fund të periudhës raportuese ngarkesa me lëndë rezulton me 45 raste penale me 74 persona.
Sipas KPK-së, prokuroritë gjatë gjysmës së parë të vitit kanë kryer rastet e 25 personave të përfshirë në trafikim me njerëz. Prokuroritë kanë marrë 35 vendime/veprime në kuadër të trajtimit të këtyre veprave penale.
Nga KPK-së tregojnë se gjykatat kanë aprovuar 4 apo 57.14% të kërkesave për caktimin e paraburgimit.
Gjykata gjatë gjysmës së parë të vitit kanë marrë 5 vendime, me të cilat ka shpallur 5 të akuzuar për trafikimit me njerëz.