Griseld Topi, është i riu shqiptar që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në një aksident tragjik në Itali. 24-vjeçari shqiptar po udhëtonte me makinën e tij kur u përplas kokë më kokë me një kamion në rrugën që lidh qytetet Noicattaro dhe Rutigliano.
Përplasja ishte tepër e fortë dhe i riu shqiptar me origjinë nga Durrësi, por banues në Noicattaro humbi jetën në vendngjarje.
Nga ana tjetër drejtuesi i kamionit mbeti i padëmtuar.
Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti fatal për të riun shqiptar.