Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka folur edhe për konkursin për zyrtarë policorë.
Ai u deklarua për reagimet se pyetjet e testit kanë qenë të vështira për kandidatët.
Sipas tij, nga 8000 kandidatë sa janë testuar vetëm 1000 e kanë kaluar, duke thënë se testi online ishte i lehtë.
“Pyetjet kryesisht ishin që mësohen në shkollë fillore apo të mesme. Grupi punues ka përgatitur pyetjet të thjeshta të përgjithshme pa u thelluar në njohuri akademike. Testi është përbërë nga 100 pyetje dhe ishte kohëzgjatja ishte 2:30 orë”, tha ai.