image 48 policë të arrestuar për korrupsion, drejtori: Nuk mendoj që është dëmtu imazhi i Policisë - Sinjali

48 policë të arrestuar për korrupsion, drejtori: Nuk mendoj që është dëmtu imazhi i Policisë

news image

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes u pyet edhe për aksionin “Pika”, ku u arrestuan dhjetëra zyrtarë policorë të dy pikave kufitare, që dyshohen për korrupsion.

Ndonëse një stacion i tërë i policisë kufitare në Gjakovë po dyshohet për korrupsion, Mehmeti tha se nuk mendon që pas këtij rasti është dëmtuar imazhi i Policisë, raporton Sinjali.

“Nuk mendoj që është dëmtu imazhi, përkundrazi mendoj që integriteti i Policisë mbrohet nëse i largojmë njerëzit që dyshohen për korrupsion. Jo të gjithë ndoshta janë të korruptuar, ose kanë kryer vepra. Na nuk e dimë. Unë e di që na duhet me pasë zero tolerancë. Nuk mendoj që ka ndodhë mirë, por mendoj që imazhi i Policisë ruhet në këtë formë.  Jemi duke bërë analizë, hetimi i IPK-së është në një fazë delikate. S’mundemi në këtë fazë me marrë shumë veprime rreth punës së përgjegjësisë. “

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin