Policia e Kosovës ishte në kërkim të të dyshuarit për një tentim vrasje që kishte ndodhur më 2 shkurt të këtij viti në Graçanicë, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari është vetëdorëzuar dje në stacion policor.
Ai po kërkohej nën dyshimin se ka plagosur me armë zjarri tre persona, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me ta në një lokal në Graçanicë.
Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/