Një vetëaksident ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, me ç’rast janë lënduar dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë ajo për Sinjalin.