image Vetëdorëzohet deputeti Etem Arifi

Kosovë

Vetëdorëzohet deputeti Etem Arifi

news image

Është dorëzuar në organet e drejtësisë deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi i cili ka thënë se Arifi është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Thaçi gjithashtu ka bërë të ditur se deputeti Arifi është lajmëruar vetë dhe se tani është pranuar në burgun e Hajvalisë.

Ai ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione. Vendimi u bë i plotfuqishëm në janar të 2020-s. Për dënimin Arifi ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit javën e shkuar njoftoi se e ka shpallur të papranueshme kërkesën e tij.

Arifi në mandatin e fundit e ka bërë të kontestueshme edhe kushtetutshmërinë e Qeverisë Hoti. Ai ishte një nga 61 deputetët (vota minimale) që i dhanë votën formimit të Qeverisë Hoti. Pasi dënimi ndaj tij u bë i plotfuqishëm, Lëvizja Vetëvendosje e çoi rastin në Kushtetuese duke kontestuar kushtetutshmërinë e mandatit të tij. Kushtetuesja ende s’ka vendosur për rastin. / Gazeta Sinjali /